Literaturë
Ilir Xheladini vjen me romanin e tij të tretë në gjuhën frënge
Bëhet fjalë për romanin për të rritur "Le Carrefour des destins" (Udhëkryqi i fateve), botim i shtëpisë botuese Iliredition
Ilir Xheladini bën pjesë në numrin e vogël të autorëve shqiptarë të Zvicrës që shkruajnë dhe botojnë në gjuhën e vendit mikpritës. Konkretisht, duke qenë se jeton në pjesën frankofone, Ilir shkruan në gjuhën frënge.
Vite më parë ai ka botuar romanin për fëmijë me titullin “Midax-Merimanga kurioze”, i cili pastaj është përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Romani i tij i dytë, i botuar në vitit 2018 mban titullin “La Contrée res oubliée”.
Së fundi, Xheladini është paraqitur edhe me romanin e tretë “Le Carrefour des destins” (Udhëkryqi i fateve).
Libri i tij më i ri është publikuar nga shtëpia botuese “Iliredition Jeunesse”, e themeluar dhe drejtuar nga vetë Iliri. Përmes kësaj shtëpie botuese ai ka nxjerrë në dritë edhe një numër librash të tjerë. Deri në fund të vitit, numri i librave të botuar do të arrijë në 15, të gjithë nga autorë zviceranë dhe në gjuhën frënge përveç përkthimit në shqip të romanit të tij “Midax-Merimanga kurioze”.
Ilir Xheladini thotë për albinfo.ch se shtëpia Iliredition ka filluar të zhvillohet dhe të njihet nga libraritë e mëdha në Zvicrën Romande. Ndërsa të mërkurën ka dalë në shitje edhe romani i përmendur, “Le Carrefour des destins”.
Romani ka për subjekt një takim të rastësishëm, i cili mund ta ndryshojë kahjen e jetës, për të mirë ose për të keq. Në libër përshkruhet jeta e katër personazheve (2 amerikanë, një vajzë e re shqiptare dhe një komandant paramilitarësh serbë.
“Luftën e Kosovës e tregoj përmes syve dhe urrejtjes së këtij të fundit, komandantit të “çakajve”, ndaj shqiptarëve. Nga lexuesit testues, romani është pritur shumë mirë”, thotë më tutje Xheladini për albinfo.ch.
Për fund, ai njofton se më 6 nëntor, nga ora 10.30 deri në orën 12.00 do të bëjë nënshkrimin e librit për blerësit e tij, në librarinë e njohur të Neuchatel-it, “Payot”.
Autori, duke i dhuruar romanin e tij më të ri trajnerit të Kombëtares Kosovare të Futbollit, Bernard Challandes
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













