Kosova

“Illyrian Castle”, përvoja më autentike e mikpritjes tradicionale, në Prishtinë

Restoranti “lllyrian Castle” qëndron në mes të Prishtinës, si një muzë që ofron ambientin më historik si dhe shërbimin më tradicional

“E kemi traditë me e nderue mysafirin”- me këtë shprehje na priti Dardani, djali i veshur me kostume tradicionale i cili hapi dyert e “Illyrian Castle”, restorantit më unik në kryeqytetin e Kosovës. Rikthimi në gjenezë, në lashtësinë e popullit shqiptar si dhe fryma tradicionale e shpërndarë kudo brenda kësaj kështjelle vjen posa këmbët tuaja shkelin themelin e punuar me gurë të vjetër të shtruar bukur me tepihët me elemente antike e syri sheh rreth e rrotull punime të veçanta të drurit, krijuar me delikatesë, për ta bërë këtë restorant një udhëtim në kohë, që të çon emocionalisht tek gjiri i ngrohtë familjar, atje ku gjyshja gatuante bukën dhe ushqimi hahej tek sofra në odën e vjetër të gjyshit.

Gurë e dru ishte ëndrra fëmijërore e vëllezërve Azem dhe Skender Limaj, të cilët para shumë viteve jetuan në Zvicër, e malli për atdheun, tokën, shtëpinë, për traditën, sidomos atë të ushqimit, i bëri që ta mbajnë të gjallë dëshirën e të krijuarit diçka autentike. Një trashëgimie e cila do të përcillet brez pas brezi si dhe një kulturë që bazohet në vlerat tipike shqiptare, ndër to, ajo e mikpritjes.

Të gjitha këto elemente ata i bashkuan në një vend të vetëm. “lllyrian Castle” qëndron në mes të Prishtinës, si një muzë që ofron ambientin më historik si dhe shërbimin më tradicional, ku përfshihet shërbimi dhe ushqimi nga pjatat e drurit deri tek mindilët simbolik (ende pa kaluar tek ajo se çka mund të shijoni).

Ky restorant, është i strukturuar në dy kate. Në hapësirën e parë janë të pozicionuara shumica e tavolinave të ngrënies, të përshtatshme për darke në çifte, familjare apo grupe miqsh. E veçanta e kësaj hapësire është se aty është menduar edhe për fëmijët e vegjël, të cilëve u është dedikuar një kënd lojërash, afër tavolinës ku familja mund të darkojë.

Duke kaluar përgjatë kësaj hapësire të brendshme për të shkuar në katin përdhes, përmes shkallëve që japin përshtypjen e shkallëve të lashta të një kulle, mysafirët do të mund të njihen me disa ngjarje të rëndësishme historike, të luftës e të kulturës si dhe personaliteteve shqiptare, përmes pikturave origjinale të krijuara nga Dardan Limaj si dhe detajeve të tjera si shamitë, vazot e aksesorët e tjerë.

“Illyrian Castle” zotëron karakteristikën më të lashtë dhe autentike, odën shqiptare.

Pasja e odës në mes të kryeqytetit i cili po shkon drejtë modernes, është njëra ndër habitë dhe ekskluziviteti i këtij restoranti.

Odat, në rend të parë simbolizojnë zakonin e ngushtë të familjes së Nazmi Limajt për mikpritje, e pastaj një “kuvend”  ku merreshin vendimet kryesore të një familjeje shqiptare e priteshin miqtë, për të pame a për ahengje. Aty thuhej fjala e urtë e mençur si dhe tregohej nderimi përmes asaj që shtrohej në sofrën që mbushej plot ushqim, për të respektuar mikun e për t’u ndjerë i veçantë e i plotësuar.

I gjithë ky restorant të jep ndjesinë e shtëpisë së vjetër në fshat te gjyshërit, aty ku mblidhet familja, diçka pritet me entuziazmin më të madh, buka e gatuar në magje.

Me bukë të nxehtë dhe gjizë shtëpie fillon shërbimi nga stafi profesionist i “Illyrian Castle” duke vazhduar me një meny të pasur, me produkte që prodhohen në kopshtet e shtëpive në fshat, perimet e freskëta  si dhe mishrat e përgatitur në forma të ndryshme, duke mos lënë anash verërat të cilat kjo kështjellë i ka personalizuar dhe janë prodhuar vetëm për klientët e “Illyrian Castle” me një shije që nuk do ta gjeni askund tjetër.

Shërbimi i ushqimit bëhet, në mënyrën që ndërkombëtarisht njihet si “a la carte” duke i lënë vend kështu konsumatorit të shijojë maksimalisht çdo pjatë.

Për adhuruesit e një tavoline të shtruar me shumë ushqime tradicionale, ky është vendi i duhur. Në meny mbizotërojnë mishrat, ku ndër më të kërkuarit janë; Gjel fshati në çervish dhe mish viçi në avull ndërsa si specialitet kjo shtëpi e madhe ka mishin e qengjit të përgatitur në prush, hell dhe avull. E në fund nuk mungon bakllava e sutliashi (i njohur në gjuhën e popullit si “tamel-oriz”) për t’i vënë kapakun mikpritjes.

Pra ju do të hani një drekë a darkë të shijshme dhe origjinale me shërbim adekuat në tavolinat e drurit, ulur në një prej karrigeve të punuara për të qenë rehat, nën tingujt e lehtë të muzikës së vjetër shqipe në kështjellën e ndërtuar posaçërisht për ata që i qëndrojnë besnik prejardhjes dhe dashurisë ndaj zakoneve tona shqiptare.

Për mysafirët e huaj, “Illyrian Castle” u bë adresa e parë ku mund të marrin përshtypjet e para rreth asaj se çka na karakterizon si shqiptarë, ndërsa për klientët besnikë ky restorant është hiç më pak se një shtëpi, e ngrohtë dhe e plotë.

Kështjella më e bukur në Prishtinë pret dyerhapur edhe mërgimtarët, që sipas të zotëve të saj, janë ata të cilët më së shumti ja dinë vlerën traditës, për shkak të mallit që kanë për Kosovën.

Pra, nëse jeni në Prishtinë dhe kërkoni një eksperiencë unike gastronomike dhe kulturore, nuk duhet të humbisni mundësinë për të vizituar restorantin “Illyrian Castle”. Ky restorant i veçantë do t’ju sjellë një mrekulli autentike të ushqimit tradicional shqiptar, në një mjedis të bukur historik, ku tradita dhe kultura kombëtare frymojnë në çdo hap që bëni. Vizita në “Illyrian Castle” do të jetë një përvojë e paharrueshme që do të ngelë gjatë në kujtesën tuaj.

Oda shqiptare, ekskluziviteti i “kështjellës”

“Illyrian Castle” zotëron karakteristikën më të lashtë dhe autentike, odën shqiptare.

Pasja e odës në mes të kryeqytetit i cili po shkon drejtë modernes, është njëra ndër habitë dhe ekskluziviteti i këtij restoranti.

Kështjella më e bukur në Prishtinë pret dyerhapur edhe mërgimtarët, që sipas të zotëve të saj, janë ata të cilët më së shumti ja dinë vlerën traditës, për shkak të mallit që kanë për Kosovën.

/Shkrim i sponzorizuar/