Feja
Imamët shqiptarë në Zvicër urojnë besimtarët për Bajram
Urimi i Unionit të Imamëve të Zvicrës me rastin e Fitër Bajramit
„Të nderuar bashkatdhetarë, vëllezër dhe motra! Sot, ditë e premte, përkatësisht 17 korrik 2015 është dita e Fitër Bajramit. Në vazhdën e kësaj, në emër të kryesisë së Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, të departamenteve të tij dhe në emrin tim personal kam nderin t’i përgëzoj të gjithë besimtarët shqiptarë myslimanë për përmbushjen dhe kryerjen e agjërimit, duke e lutur të madhin Allah t’ua pranojë të gjitha ibadetet dhe njëherazi t’ua uroj festën e Fitër Bajramit”, thuhet në urimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës me rastin e Fitër Bajramit.
„Muaji i ramazanit ishte një muaj që na bashkoi fizikisht, shpirtërisht dhe na forcoi moralisht në saje të adhurimeve dhe përkushtimit të sinqertë ndaj Allahut të Lartmadhërishëm.
Kontributi juaj duke shpërndarë sadaka, fitrin, zekatin dhe ndihmat e tjera materiale për jetimët, të pastrehët pa kulm mbi kokë, të varfërit, mirëmbajtjen e medreseve islame, ju bënë të ndiheni krenarë dhe më të lumtur në festën e Fitër Bajramit”, thuhet më tutje në urim.
„Dashuria dhe përkushtimi ndaj humanizmit, bamirësisë, mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë si në rrafshin kombëtar, po ashtu edhe në rrafshin interkulturor dhe interreligjioz, duhet të vazhdojë me intensitet edhe më të lartë.
Dhe, krej në fund, edhe një herë nga zemra jua uroj Fitër Bajramin kudo që jeni”, përfundon urimi i Kryetarit të Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Nehat Ismaili.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë









