Tematike
Imami i akuzuar: “Nuk kam predikuar urrejtje fetare, fajet i ka përkthyesi”!
Përkthyesi, sipas tij, gjatë përkthimit e ka shtrembëruar me qëllim predikimin e tij, duke dashur ta paraqesë imamin si njeri të urrejtjes
Javën e kaluar bëri bujë të madhe në mediat zvicerane rasti i imamit libian, Abu Ramadan, i fajësuar për përhapje të urrejtjes ndaj “jobesimtarëve” dhe për shfrytëzim të padrejtë të sistemit social të Zvicrës.
Ai, sipas emisionit “Rundschau” të televizionit SRF dhe sipas gazetës “Tages Anzeiger”, në predikimet e tij në një xhami në Biel/Bienne kishte propaganduar për dhunë ndaj atyre që nuk janë myslimanë. Në të njëjtën kohë, ky imam ka shfrytëzuar rreth 600 mijë franga të ndihmave sociale në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Rreth njëzet vjet sa jeton këtu, ai nuk ka punuar asnjëherë dhe po ashtu nuk e ka mësuar asnjërën nga gjuhët e vendit.
Pas publikimeve në mediat e përmendura, u mor vesh se Sekretariati Shtetëror për Migracion ia kishte hequr atij pak javë më parë statusin e azilit që imami e kishte fituar si i përndjekur nga Libia.
Ndërkohë, Abu Ramadan ka dhënë një intervistë për gazetën “Tages Anzeiger”, në të cilën i mohon të gjitha akuzat që i bëhen. Si më pikantja ndër përgjigjet që ai ka dhënë në intervistë është ajo se “fajet i ka përkthyesi”. Ky i fundit, sipas tij, gjatë përkthimit e ka shtrembëruar me qëllim predikimin e tij, duke dashur ta paraqesë imamin si njeri të urrejtjes, përcjell albinfo.ch. Imami pranon se gjatë kohës sa qëndron në Zvicër nuk ka punuar asnjëherë, gjegjësisht se ka jetuar në kurriz të shtetit, por thotë se ka pasur të drejtë për këtë. “Shteti nuk i ka gjetur punë dhe as nuk ia ka financuar studimet”.
Po ashtu për mos mësimin e gjuhës, përgjegjësia bjen te shteti, pasi që nuk i ka siguruar ndjekje të kurseve përkatëse.
Një pikë delikate në rastin e imamit është shkuarja e tij rreth dhjetë herë në Libi, si vizitor, përkundër faktit se ai kishte ikur si i përndjekur pikërisht nga regjimi i atjeshëm. “Nuk e kam ditur se nuk kam të drejtë të shkoj”, ka qenë arsyetimi i tij.
Por riatdhesimin eventual në Libi apo edhe në ndonjë shtet tjetër arab ai e sheh të pamundshëm, me rrezik për jetën. Nga ana tjetër, ai ka qenë së paku dhjetë herë si shoqërues profesional i grupeve në udhëtimet për në Mekë, vendin e shenjtë të myslimanëve. Për këto udhëtime thotë se nuk është paguar nga askush por vetëm i është mbuluar udhëtimi dhe qëndrimi në hotel.
Se si do të përfundojë puna lidhur me statusin e qëndrimit të tij në Zvicër ende nuk dihet saktësisht, pasi që lënda e tij është në përpunim, transmeton albinfo.ch. Por, sipas përgjegjësve dhe ekspertëve të fushës, është pothuajse e sigurt se ai nuk mund të dëbohet nga Zvicra, respektivisht të riatdhesohet në vendin prej nga ka ardhur.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes










