Tematike
Imamit ekstremist i hiqet statusi i azilit në Zvicër
Kjo ka ndodhur më 3 gusht të këtij viti pasi që ishte konstatuar se ka mashtruar Zvicrën duke udhëtuar disa herë në vendin e prejardhjes, në Libi, pasaportën e të cilës e posedonte gjithë kohën
Imami i kontestuar libian Abu Ramadan për të cilin sot kanë shkruar gjerësisht mediat zvicerane, e ka humbur statusin e azilit në Zvicër. Kjo ka ndodhur më 3 gusht të këtij viti pasi që ishte konstatuar se ka mashtruar Zvicrën duke udhëtuar disa herë në vendin e prejardhjes, në Libi, pasaportën e të cilës e posedonte gjithë kohën.
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka dalë sot me një komunikatë, si reagim ndaj emisionit “Rundschau” të SRF dhe artikullit të gazetës “Tages Anzeiger” të SRF lidhur me imamin. Albinfo.ch ka shkruar lidhur me rastin. Mediat në fjalë e kishin problematizuar abuzimin e tij me ndihmat sociale për rreth 13 vite, me ç`rast kishte përfituar afër 600 mijë franga.
Abu Ramadan, një imam 64 vjeçar, ka ardhur në Zvicër si refugjat, para rreth njëzet vitesh nga Libia. Gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk ka punuar asnjëherë, nëse përjashtojmë predikimet që herë pas here i ka mbajtur në xhaminë “Ar`Rrahman” në Biel/Bienne. Dhe, këto predikime janë shembuj shkollorë të propagandimit të urrejtjes ndaj atyre që ai i quan “te pafe”. “O Zot, shkatërroi hebrenjtë, të krishterët, hindusët dhe shiitët”, thotë veç tjerash imami, siç mund të dëgjohet në një incizim tonik, të emetuar në emisionin “Rundschau” të SRF.
Vendimi për heqjen e statusit të azilit ende nuk është i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












