Lajme
India ia kalon Kinës për numrin e popullisë
Ekonomikisht India nuk e ka arritur ende Republikën Popullore të Kinës, por për nga popullsia – po. Madje, sipas OKB-së, që nga e premtja (14.06.) India është me 1,425,775,850 banorë, numri një për numrin e popullsisë në botë.
Jo të gjithë të gëzuar për rekordin
Edhe pse shumë vetë në Indi e pranojnë me kënaqësi se bota ka ndryshuar, jo të gjithë indianët e kanë pritur me padurim dhe gëzim këtë rekord. Shumë indianë rriten nën një presion dhe konkurrencë shumë të madhe. Atyre u duhet të luftojnë fort për të siguruar një vend në një shkollë të mirë, në spital, madje madje thjesht edhe në tren.
Me gjithë rekordin e ri, rritja e popullsisë në Indi që nga fundi i viteve 1980 ka ardhur duke rënë. Sipas anketave të fundit, lindshmëria në Indi është 1.6 fëmijë për grua në qytete dhe 2.1 në zonat rurale. Po ashtu është rritur edhe mosha mesatare, kur një grua sjell në ketë fëmijën e parë. Faktorët për këtë janë edukimi si dhe emancipimi i shoqërisë.
Moshë mesatare e re
Popullsia e Indisë është gjithashtu më e re se në shumë vende të zhvilluara. Sipas World Population Review, mosha mesatare në Indi është 28.7 vjeç. Për krahasim: në SHBA ajo është 38.5 vjeç, në Kinë 38.4 dhe në Zvicër 42.7 vjeç. Pra tani që Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe Kina po forcohet, shumë vende perëndimore me një moshë mesatare më të lartë po përpiqen të thithin punëtorë të kualifikuar nga India. Për një të tillë shpreson edhe qeveria indiane, sepse në Indi ka mungesë vendesh pune për popullsinë e re të vendit./dw
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












