Lajme
Infermierët e infektuar, të shkurtojnë karantinën edhe nëse janë pozitivë
Çfarë do të bëhej nëse do të kishte vërtet 25,000 infeksione në ditë dhe dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë do të ishin në izolim
Në kushtet e përhapjes së madhe të Omikronit pritet të mungojnë mijëra punonjës shëndetësorë në vendet e tyre të punës. Me atë rast ekziston rreziku i një kolapsi të sistemit.
Nëse gjendja përkeqësohet deri në një masë të tillë, personeli i infektuar infermieror duhet të shkurtojë karantinën, thotë qendra kombëtare për parandalimin e infeksioneve, Swissnoso.
Të shtunën, Tanja Stadler, kreu i Task Forcës shkencore Covid, ka thënë: “Ne po supozojmë se Omikroni do të jetë varianti më i shpeshtë këto ditë”, tranmseton albinfo.ch. Si rezultat, Zvicra, gjatë janarit mund të përballet me rreth 25,000 infeksione në ditë.
Task Forca federale Covid pret këtë skenar, shkruan 20minuten.ch. Kjo pritet pjesërisht për shkak se vaksinimi nuk mbron aq sigurt undër Omikronit, ata që ende nuk kanë marrë vaksinën përforcuese.
Por çfarë do të bëhej nëse do të kishte vërtet 25,000 infeksione në ditë dhe dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë do të ishin në izolim? Jo vetëm sistemi i kujdesit shëndetësor që do të goditet, por edhe sektorë të tjerë të rëndësishëm si logjistika, transporti dhe furnizimi me energji elektrike.
Për gazetën “NZZ am Sonntag”, Zyra Federale për Furnizimin Ekonomik Kombëtar ka shkruar: “Ne kemi intensifikuar përsëri vlerësimin tonë të situatës për shkak të gjendjes së re pandemike. Janë përgatitur masat për të ndërhyrë me kohë në rast të pengesave”.
Në një letër të dërguar të mërkurën që shkoi, Qendra për Parandalimin e Infeksionit Swissnoso u rekomandon spitaleve sa vijon: “Në rast të mungesave të rënda të stafit, punonjësit asimptomatikë por që kanë test pozitiv Covid-19 duhet të lejohen të rifillojnë punën pas pesë ditëve të izolimit në familje. Kjo, me kusht që të jetë miratuar nga mjeku i kantonit”.
Rudolf Hauri, mjeku më i lartë i kantonit në Zvicër, deklarohet për edhe një hap më tej, transmeton albinfo.ch. Nëse punonjësit shëndetësorë që kanë rezultuar pozitivë nuk kanë simptoma, ata nuk duhet të futen fare në karantinë. Megjithatë, kjo është menduar si mjeti i fundit dhe zgjidhja përfundimtare, me qëllimi që të mos shembet sistemi shëndetësor
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











