Lajme
Inflacioni bie, por çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten
Çmimet e ushqimeve kanë vijuar të rriten në gjithë Europën, pavarësisht se inflacioni ra për të dytin muaj radhazi, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia europiane e statistikave, Eurostat.
Inflacioni i çmimeve të ushqimeve në Bashkimin Europian ishte 18.2 për qind dhe 16.2 për qind në eurozonë në dhjetor, një rënie e lehtë në krahasim me nëntorin. Por çmimet e disa produkteve ushqimore bazë, si sheqeri, djathi, vezët, vajrat dhe yndyrat janë ende në rritje.
Rritje më të lartë u regjistrua në Hungari me afro 50 për qind, e ndjekur nga Lituania me 33.5 për qind dhe me 30.8 për qind nga Estonia.
Ndryshimet më të vogla të çmimeve u regjistruan në Luksemburg me 11.1 për qind, Irlandë 12.1 për qind dhe Qipro 12.2 për qind.
Gjashtë kategoritë e ushqimeve ku u regjistruan rritjet më të ndjeshme në vendet e BE-së ishin qumështi i freskët, vezët, sheqeri, vaji dhe yndyrat, gjalpi dhe vajrat e tjerë ushqimorë, që variojnë nga 30.2 për qind në 56.6 për qind mesatarisht.
Çmimet e sheqerit u dyfishuan në Estoni, u rritën me 98,9 për qind në Çeki dhe me 87,4 për qind në Poloni. Në Suedi, Danimarkë dhe Luksemburg, ndryshimi i çmimit ishte rreth 10 për qind.
Një tjetër produkt nga shporta ushqimore, vezët, çmimet e të cilave u rritën nga 14.8 për qind n Luksemburg në 92.5 për qind në Çeki, ndërsa mesatarja e BE-së ishte 30 për qind./ Euronews
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton nëse... -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme












