Bota
Inflacioni në eurozonë është rritur
Në shtator çmimet e konsumit u rritën me 0.4 për qind, në krahasim me muajin e mëparshëm, njoftoi agjencia e statistikave Eurostat në Luksemburg. Kjo është norma më e lartë që nga tetori i vitit 2014, përcjell albinfo.ch.
Eurostati konfirmoi kështu një vlerësim fillestar. Në gusht norma e inflacionit ishte 0.2 për qind. Krahasuar me muajin e mëparshëm, niveli i çmimeve u rrit gjithashtu me 0.4 për qind. Arsyeja për zhvillimin pak më të fortë të çmimeve është rritja e çmimeve të energjisë. Këto janë në krahasim vjetor ende në rënie, por jo aq të fortë sa në muajt e mëparshëm. Në shtator ato ishin 3.0 për qind më të ulëta se muajin e kaluar, krahasuar me 5.6 për qind në muajin gusht dhe 6.7 për qind në muajin korrik.
Norma më e lartë e inflacionit ishte në Belgjikë (1.8 për qind), Estoni (1.7 për qind) dhe Austri (1.1 për qind). Norma më e ulët ishte në Sllovaki (-0.5 për qind) dhe Qipro (-0.4 për qind ). Në Gjermani, norma e inflacionit ishte 0.5 për qind. Të gjitha të dhënat bazohen të ato që BE-ja mbledh për indeksin e konsumatorëve HVPI.
Megjithatë, norma e inflacionit mbetet shumë më poshtë objektivit të çmimeve të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), prej vetëm dy për qind. Banka Qendrore Evropiane përpiqet me një politikë monetare shumë liberale që ta rrisë inflacionin.
BQE-ja ka diskutuar për politikën e saj monetare, por ekspertët nuk presin ndonjë rezultat me rëndësi vendimtare.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










