Lajme
Inflacioni ul pagat minimale në shtetet e BE-së
Instituti Ekonomik dhe Shoqëror ka nxjerrë përfundim se pagat minimale në shumë vende të Bashkimit Evropian janë ulur dhe kjo bën që qytetarët me të ardhurat aktuale të mos mund t’u bëjnë ballë çmimeve.
Vetëm tek gjysma e 22 vendeve anëtare të BE-së që kanë vendosur me ligj pagën minimale ka mjaftuar rritja e kufirit të poshtëm të rrogës për të kompensuar rritjen e çmimeve, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Sipas studimit, ndihma për sigurimin e fuqisë blerëse ka pasur efekt sidomos në Gjermani, meqë në tetor 2022 paga minimale u rrit në 12 euro në orë.
Në 20 vende të BE-së të punësuarit kanë pasur humbje të ndjeshme, megjithatë marrinë pagën minimale ligjore. Në 18 vende të tjera u rrit paga minimale në fillim të 2023-ës, e disa të tjera e rritën përgjatë 2022. Mesatarja e rritjes së pagës minimale ishte 12% kundrejt 1 janarit 2022, por për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe zhvlerësimit si pasojë e inflacionit, kjo rritje mesatare ka vlerën 0,6%, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












