Tematike
“Infobooker”, një doracak për integrimin
Qendra profesionale e qytetit të Bernës për arsim, çështje sociale dhe sport ka publikuar ditë më parë një katalog ku përfshihen manifestimet e karakterit informues për grupet dhe personat me prejardhje të huaj që organizohen në këtë qytet. Siç njofton kjo qendër përmes një komunikate ky katalog mban titullin “Infobooker” dhe në të 25 qendra të ndryshme shpalosin ofertën e tyre, gjegjësisht ofrojnë informata të dorës së parë nga jeta e përditshme, dedikuar migrantëve.
Bëhet fjalë për informatat e tipit: si ta përcjell më së miri fëmijën gjatë moshës shkollore? Si të ruaj shëndetin? Si funksionon sigurimi për pleqëri ose sistemi tatimor. Pastaj, si funksionon në të vërtetë jeta te zviceranët? Përgjigjet më të sakta për këto dhe pyetje tjera do të japin profesionistë të temave përkatëse.
Infobooker hedh një urë në mes të migrantëve dhe personave kompetentë të fushave të ndryshme. Qendra profesionale për integrim e qytetit të Bernës ka përpiluar një katalog me manifestimet që lidhen me 32 tema nga përditshmëria. Manifestimet mund të vizitohen falas ose të abonohen me çmime të volitshme nga grupet e personave me prejardhje të huaj.
Informacioni përbën bazën e integrimit. Vetëm kush është i in formuar orientohet mirë në jetën e përditshme dhe mund të marrë pjesë në jetën e qytetit.Katalogu dhe informatat tjera janë në dispozicion në faqen www.bern.ch/infobook, thuhet në komunikatën për shtyp të qendrës profesionale për integrim të qytetit të Bernës.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime















