Jeta në Zvicër
Iniciativa kundër migracionit masiv, “lojë me zjarrin”
Në komitetin që kundërshton "Iniciativën kundër migracionit masiv", marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive tjera veç SVP/UDC dhe SP/PS-së
Sot në Bernë kanë mbajtur një konferencë shtypi kundërshtarët e iniciativës “Kundër migracionit masiv”, të SVP/UDC-së. Siç dihet tashmë, për këtë iniciativë do të votohet më 9 shkurt, dhe përmes saj kërkohet që Zvicra të fusë sërish në fuqi politikën e kontingjenteve dhe kuotat për numrin e të huajve që mund të hyjnë për të jetuar dhe punuar në Zvicër.
Në komitetin kundër iniciativës marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive tjera veç SVP/UDC dhe SP/PS-së. Kjo e fundit nuk i është bashkuar komitetit pasi që konsideron se fushata kundër iniciativës të SVP-së është “tepër e butë”.
Kështu, në konferencën e sotme janë prezantuar përfaqësues të FDP/PLR, CVP/PDC, BDP, GLP, të Gjelbrit dhe EVP. Ata së bashku kanë sqaruar se për cilat arsye populli duhet ta hedhë poshtë iniciativën më 9 shtator. Sipas tyre kjo iniciativë nuk është zgjidhje për problemet ekzistuese, ndërsa për disa nga ecuritë negative në atë drejtim ekzistojnë qysh tash kundërmasat.
Komiteti ka vënë në pah se iniciativa i shkakton dëm Zvicrës. Vendi ka interes të ketë marrëdhënie të mira tregtare me Bashkimin Evropian. Ndërsa vënia e kontingjenteve nuk zgjidh asnjërin nga problemet që lidhen me migracionin.
Në emrin e komitetit, kryetari i CVP/PDC-së, Christophe Darbellay ka thënë se votimi për “Iniciativën kundër migracionit masiv” është më i rëndësishmi në këtë legjislaturë. Sepse, sipas tij, “vihet në lojë qasja e Zvicrës në një treg prej 500 milionë banorësh”, shkruan srf.ch
Ndërsa për kryetarin e FDP/PLR-së, Philipp Mïller, iniciativa është “lojë me zjarrin”. Mirëqenia në Zvicër lidhet në masë të madhe e këmbimet ekonomike që ajo ka me BE-në. Nga këto këmbime varet çdo i treti vend i punës në ekonominë Zvicerane.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











