Shkurt.ch
Iniciativë kundër imazhit të Zvicrës si “ishull i çmimeve të larta”
Duhen ndërmarrë masa që konsumatorët zviceranë ashtu si dhe ndërmarrjet zvicerane të mund të përfitojnë nga ofertuesit e huaj pa u diskriminuar me këtë rast
Zvicra nuk bën të jetë “ishull i çmimeve të larta”. Një gjë të tillë e kërkon një aleancë e gjerë politike e cila lufton kundër çmimeve të stërlarta të prodhimeve të importit. Në këtë synim, aleanca në fjalë ka lancuar iniciativën “Fair-Preis-Iniciative” (Iniciativa për çmimet e arsyeshme).
Federata duhet të ndërmarrë masa që konsumatorët zviceranë ashtu si dhe ndërmarrjet zvicerane të mund të përfitojnë nga ofertuesit e huaj pa u diskriminuar me këtë rast, shkruan srf.ch.
Siç dihet, për shkak të marzhave të larta apo dhe për arsye të tjera, prodhimet që vijnë nga jashtë në tregun e Zvicrës, shiten shumë më shtrenjtë se sa në vendet përreth. Kjo bën që shumë zviceranë, për të blerë mallra të konsumit ditor të dalin në shtetet që kufizohen me Zvcirën.
Afati për grumbullimin e nënshkrimeve për iniciativën në fjalë përfundon më 20 mars 2018.
Mbrapa kësaj iniciative qëndron fondacioni për mbrojtjen e konsumatorit, Gastrosuisse dhe Federata ekonomike e Zvicrës Swissmechanic.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit











