Shkurt.ch
Iniciativë për ndalimin e mbipopullimit në Zvicër
“Stop mbipopullimi” është motoja e iniciativës e cila është lansuar të shtunën nga organizata “Ecopop”, në Cyrih
Iniciativa tashmë është dorëzuar dhe ka nisur mbledhja e nënshkrimeve, kanë bërë të ditur përfaqësues të “Ecopop”.
Benno Büeler, matematikan dhe anëtar i komitetit drejtues, ka thënë të kenë për objektiv që me ketë iniciativë të lejojnë vetëm një mesatare prej 0.2 për qind të rritjes së popullsisë në një periudhë tri vjeçare në Zvicër.
Ata kishin dizajnuara projekte vullnetare për planifikim familjar, që është edhe objektiv i dytë i iniciativës në fjalë.
“Ecopop” me nismën e tyre kanë paraparë edhe kufizimin e emigracionit në Zvicër, që sipas tyre nuk duhet të kuptohet se është drejtuar kundër të huajve. Por rritja e popullsisë aktuale në Zvicër, me një mesatare vjetore prej 1,3 për qind është barrë për vendin, thonë iniciatorët.Ndërsa pohojnë se 80 për qind e kësaj rritjeje vjen nga emigracioni.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme












