Lajme
Iniciohet nga diaspora, projekti kombëtar kundër hakmarrjes
Vëllezërit Kuzhnini kanë zgjedhur Mitrovicën për të nisur një projekt kombëtar që do të bartet nga Lidhja Shqiptare në Botë
Mikel e Simon Kuzhnini, veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare, të cilët para disa javësh janë nderuar me çmimin “Nder i kombit” nga presidenti Bamir Topi, kanë prezantuar në Mitrovicë projektin “Stop vëllavrasjes, jo hakmarrje”. Ata me këtë rast thanë se e kanë zgjedhur Mitrovicën me qëllim simbolik për rrethanat që ka për të nisur një projekt kombëtar që do të bartet nga Lidhja Shqiptare në Botë.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Miutrovicës, Projekti është prezantuar gjatë takimit me kryetarin e komunës, Avni Kastrati, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj. Vëllezërit Kuzhnini, u shprehën të bindur në suksesin e këtij projekti, për çka kërkuan edhe mbështetjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore të të dyja vendeve.
Duke e cilësuar hakmarrjen si një plagë që po e rëndon dhe po e përcjell kombin shqiptar edhe në këtë kohë, ata theksuan se duhet një përkushtim i të gjithëve që bëhet një prerje e kësaj trashëgimie të keqe. “Është një plagë që e ka lënduar kombin tonë, për çka ne duhet të angazhohemi dhe ta stopojmë një herë e përgjithmonë”, tha Mikel Kuzhnini, njëri prej dy vëllezërve të njohur nga Prizreni, të cilët janë bërë të njohur me veprimtarinë e tyre kombëtare në Kroaci ku jetojnë dhe punojnë që shumë vite.
Ndërsa vëllai tjetër, Simoni, sqaroi se ideja është që në secilën komunë të Kosovës të përzgjidhen nga pesë, ndërsa në Shqipëri nga dy personalitete prej çdo bashkie, që gëzojnë autoritet në popull, të cilët do të përfshihen në Këshillin kombëtar që do të formohet për këtë qëllim.
“Ende është duke u punuar në përpunimin e detajeve ende, mirëpo qysh tani kemi një përkrahje të madhe për këtë projekt, që do ta ndihmoj kombin shqiptar që sa më parë të zë vendin e duhur krahas popujve të qytetëruar të perëndimit”.
Këtë projekt e ka vlerësuar shumë dhe e ka mirëpritur edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati, si dhe homologu i tij, Pal Lekaj, të cilët janë zotuar se do ta mbështesin këtë nismë me të gjitha kapacitetet. Kryetari Kastrati tha se është një projekt që duhet ta bashkojë kombin shqiptar në të mirë të të rinjve dhe perspektivës evropiane.
Në anën tjetër, vëllezërit Kuzhnini, të shoqëruar me kryetarët Kastrati dhe Lekaj, kanë vizituar Muzeun e Kristaleve në Trepçë dhe mandej Kroin e Vitakut në veri. Ndërsa në fundjavë vëllezërit Kuzhnini kanë organizuar në Prizren edhe një pritje për shumë personalitete të shquara të politikës, artit, kulturës etj, nga Kosova dhe Shqipëria, për të festuar së bashku çmimin “Nderi i Kombit”
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











