Lajme
Është hapur rasti ndaj policëve që dënuan çiftin që puthej në Prishtinë
Inspektorati i Policisë së Kosovës ka iniciuar rast pas shqiptimit të gjobave me nga 450 euro për çiftin që u zu nga policët duke u puthur në afërsi të një klubi nate.
“Duke ju referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se pas publikimit të këtij lajmi, IPK, respektivisht Departamenti i Menaxhimit të Ankesave ka inicuar rast sipas detyrës zyrtare. Rasti në fjalë është duke u trajtuar dhe analizuar nga ky Departament”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë mediave kosovare, transmeton Albinfo.ch.
Të mërkurën e kaluar një burrë dhe një grua u gjobitën me nga 450 euro nga Policia e Kosovës, derisa në raport thuhej se çiftit “i ishte tërhequr vërejtja disa herë” që të mos kryente aktin e puthjes.
Avokati i burrit të gjobitur, ish-basketbollisti Edis Kuraja, ka deklaruar se ky veprim ka shkelur Të Drejtat e Njeriut.
E-Diaspora
-
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës Berlini mirëpret filmin e Dea Gjinovcit në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës... -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme mund të zgjasë deri në fund të qershorit në Zvicër Vala e të nxehtit mund të zgjasë deri në fund të muajit në Zvicër... -
Qindra kompani në Cyrih paguajnë punëtorët nën standardet ligjore -
Cyrih/Vjenë
Trenat e rinj të natës lidhin Cyrihun me Vjenën -
Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër -
Zvicra renditet ndër vendet më të dobëta në Evropë për luftën kundër duhanit













