Autotech
Instagram rikthen opsionin e vjetër
Muajin e kaluar Instagram njoftoi se do të kthente opsionin e renditjes kronologjike të lajmeve dhe njoftimeve gjatë vitit 2022. Tani disa përdorues kanë filluar ta marrin këtë opsion.
Instagram ka filluar të shpërndajë pjesërisht funksionin e ri për përdoruesit dhe ata do të mund të zgjedhin se çfarë do të shfaqet në “furnizimin” e tyre.
Përdoruesit do të kenë tri opsione, në bazë të të cilave do të mund të renditin lajmet, përkatësisht Home, Favorites dhe Following.
Opsioni Home është renditja aktuale, bazuar në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale. Ky është opsioni i paracaktuar, i cili tregon postimet që algoritmi mendon se përdoruesit do t’i pëlqejnë.
Opsioni Favorites shfaq vetëm postimet e llogarisë të gjurmuara nga përdoruesit (të shënuara me një yll). Kjo i lejon përdoruesit të filtrojë postimet e vazhdueshme nga njerëz që nuk janë tepër të rëndësishëm për ta.
Së fundi, renditja pasuese lejon që postimet të shfaqen në mënyrë kronologjike. Ky opsion do të përfshijë vetëm përmbajtjen e ndarë nga llogaria e gjurmuar e përdoruesit.
Adam Moseri, kreu i Instagramit, tregon se funksionet e reja të klasifikimit do të jenë gradualisht në dispozicion të përdoruesve dhe pritet që të gjithë t’i përdorin ato nga mesi i këtij viti.
Testing Feed Changes 👀
We’re starting to test the ability to switch between three different views on your home screen (two of which would give you the option to see posts in chronological order):
– Home
– Favorites
– FollowingWe hope to launch these soon. More to come. ✌🏼 pic.twitter.com/9zvB85aPSp
— Adam Mosseri (@mosseri) January 5, 2022
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












