Shqipëri
INSTAT: 1.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 4 muajt e parë të 2023
Afro 1.7 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në 4 muajt e parë të këtij viti. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i shtetasve të huaj që vizituan vendin në periudhën janar-prill shënoi rritje me 57%, citon “ATSH”.
Në 4-mujorin e parë të vitit, rajoni me numrin më të lartë të shtetasve që në hynë në Shqipëri është rajoni i Europës me 1.626.852 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 36.265 dhe 9767 shtetas. Edhe numri i shtetasve shqiptarë që udhëtuan jashtë vendit shënoi rritje.
Sipas INSTAT-it, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katërmujorit të parë 2023 është 1.957.678, duke u rritur me 30.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga të dhënat e INSTAT-it vihet re se numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë për pushime apo vizitë te të afërm është rritur me 58.3 %, ndërsa për biznes me 15.7 %.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide











