Lajme
Intelegjenca artificiale konsiderohet e rrezikshme sikurse armët bërthamore
Shqetësimet që ka rreth inteligjencës artificiale janë duke e mbajtur shefin ekzekutiv të Google zgjuar natën. Sundar Pichai është shprehur se kjo teknologji mund të rezultojë shumë e dëmshme nëse zhvillohet në mënyrë të gabuar.
Po ashtu, ai bëri thirrje për një kuadër rregullator për inteligjencën artificiale, të ngjashme me atë për kontrollin e armëve bërthamore.
Kreu i Google thekson gjithashtu se konkurrenca në industrinë e teknologjisë mund të lërë mënjanë shqetësimet për çështjet e sigurisë rreth kësaj çështjeje.
Në një intervistë të dhënë për 60 Minutes në CBS, Pichai tha se qeveritë do të duhet të gjejnë korniza globale rregullatore krahas zhvillimit të sistemeve të Inteligjencës Artificiale, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Muajin e kaluar mijëra ekspertë, studiues dhe mbështetës të inteligjencës artificiale, përfshirë Elon Musk, kërkuan një “pauzë” gjashtëmujore në zhvillimin e teknologjisë së fuqishme të Inteligjencës Artificiale.
Kompania mëmë e Google, Alphabet, zotëron kompaninë e inteligjencës artificiale në Mbretërinë e Bashkuar, DeepMind. Google tashmë ka hedhur në treg një chatbot të inteligjencës artificiale, Bard, në tentativë për t’iu përgjigjur ChatGPT .
Pichai thekson se AI mund të shkaktojë probleme për shkak të potencialit për keqinformim. Kreu i Google ka argumentuar se versioni i teknologjisë së tij të inteligjencës artificiale që tashmë është i disponueshëm për publikun, përmes chatbot-it Bard, është i sigurt.
Ai shtoi se Google është e përgjegjshme dhe nuk do të lëshojë versionet e avancuara të Bard për testim me publikun.
I pyetur nga gazetari i CBS se përse Google hodhi në treg Bard-in kur nuk e kuptonte plotësisht se si funksionon, Pichai u përgjigj: “Më lejo ta them kështu. Unë nuk mendoj se ne kuptojmë plotësisht sesi funksionon mendja e njeriut.”
Pichai pranoi se shoqëria sot nuk duket e gatshme për përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin














