Kuriozitete
Intelegjenca Artificiale pritet të rrisë produktivitetin dhe standardet e jetës
Progresi i teknikave të lërimit në mesjetë nuk i nxori nga varfëria fshatarët evropianë, kryesisht sepse sundimtarët e tyre investuan vlera të tilla të krijuara rishtazi jo në përmirësimin e pozitës së fshatarëve, por në ndërtimin e katedraleve, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë me intelegjencën artificiale (IA).
Nëse intelegjenca artificiale hyn në jetën tonë në mënyrë që përfitimet t’i gëzojnë jë pakicë dhe jo shumica, diçka e ngjashme do të ndodhë. Intelegjenca artificiale ka shumë potencial për zhvillim, por në drejtime të ndryshme, thotë profesor Simon Johnson nga MIT Sloan School of Management.Përkrahësit e intelegjencës artificiale (IA) parashikojnë një rritje të produktivitetit që do të krijojë pasuri dhe do t’i përmirësojë standardet e jetesës.
Kompania konsulente McKinsey vlerësoi në qershor se mund të krijonte midis 14 trilionë dhe 22 trilionë dollarë në vit, kjo e fundit afërsisht sa madhësia aktuale e ekonomisë amerikane.
Disa tekno-optimistë shkojnë më tej, duke sugjeruar se me robotët IA më në fund do ta çlirojë njerëzimin nga detyrat monotone dhe do ta inkurajojë një jetë me më shumë kreativitet dhe kohë të lirë.Nga ana tjetër, disa kanë frikë se IA do t’i zhdukë vendet e punës në pothuajse të gjithë sektorët. Për shembull, aktorët e Hollivudit protestuan në korrik sepse kanë frikë se do ta humbasin punën për shkak të dyfishimeve të krijuara nga intelegjenca artificiale/Reuters
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person Sipas raportit të medias, udhëheqësja e grupit vdiq në aksident, dhe dy vajza u plagosën dhe... -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër











