Autotech
Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë nëse do të bjerë shi brenda dy orëve
Inteligjenca Artificiale mund të tregojë nëse do të bjerë shi në dy orët e ardhshme, sugjerojnë hulumtimet.
Sipas bbc, shkencëtarët në laboratorin AI të Londrës në pronësi të Google DeepMind dhe Universitetin e Exeter bashkëpunuan me “Met Office” për të ndërtuar të ashtuquajturin sistem transmetimi.
Metodat tradicionale përdorin ekuacione komplekse dhe shpesh parashikohen vetëm për gjashtë orë deri në dy javë.
Sistemi AI mund të bëjë parashikime më të sakta afatshkurtra, përfshirë stuhitë dhe përmbytjet kritike.
Një gjë e tillë vjen në kohën kur ndryshimi i klimës po e bën më të vështirë parashikimin e kushteve të pafavorshme të motit, meqë frekuenca dhe ashpërsia e shiut të madh rritet, gjë që studiuesit besojnë se do të çojë në dëme të konsiderueshme materiale dhe vdekje.
“Moti ekstrem ka pasoja katastrofike, përfshirë humbjen e jetëve dhe, siç sugjerojnë efektet e ndryshimit të klimës, këto lloj ngjarjesh do të bëhen më të zakonshme”, kanë thënë partnerët e “Met Office” dhe kreu i inovacionit të produkteve, Niall Robinson.
“Si e tillë, parashikimet më të mira afatshkurtra të motit mund t’i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë të sigurt”.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












