Lajme
Interesim i madh nga Zvicra për t’u regjistruar për votimet e dhjetorit
Berna, Venediku dhe Detroit janë qytetet, ku tani për tani, sipas raportit të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve do të votojnë më së shumti nga diaspora. Më shumë se 1000 aplikacione në faqen e internetit të KSHZ-së kanë ardhur nga Zvicra, Italia, Amerika, dhe për këtë arsye më shumë interesim për të votuar ka në Evropë, e më pak në Australi, përcjellin mediat e Shkupit, transmeton albinfo.ch.
Komisionit i janë dorëzuar online më shumë se 10.000 aplikacione për votim jashtë vendit, nga të cilat mbi 8000 janë pranuar. Ka edhe të tilla që janë refuzuar për shkak se qytetarët në vend të dokumenteve të banimit të përkohshëm ose të punës të lëshuar nga një shtet i huaj, kanë dërguar një dokument nga Maqedonia.
Nëse marrim parasysh zgjedhjet e vitit 2014, pjesëmarrja ishte më e ulët në njësinë 6 zgjedhore, dhe kjo do të thotë, siç është rënë dakord në Przhino, për një mandat parlamentar nga diaspora duhen rreth 6500 vota.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit











