Futboll
Interi e do mbrojtësin e talentuar shqiptar
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që është vetëm 19 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve
Marash Kumbulla është një nga zbulimet e kampionatit italian në këtë sezon, pasi ka arritur të fitojë një fanellë titullari te skuadra e Veronës, ku ka luajtur për 9 takime dhe ka shënuar edhe një gol, duke qenë një shtyllë në prapavijën e ekipit.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që është vetëm 19 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, kryesisht në Itali, ku nuk mungojnë emrat e mëdhenj si Napoli, Interi, Juventus e Milan, që janë gati të “bllokojnë” kartonin e Kumbullës.
Ka qenë vetë menaxheri i këtij të fundit, Gianni Vitali, që në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ka zbuluar se Interi po ndjek nga afër ecurinë e Kumbullës dhe se ka marrë edhe informacionet paraprake prej tij.
“Interi po e ndjek dhe monitoron me kujdes ecurinë e Kumbullës, ashtu siç bën me shumë të rinj në Itali dhe në botë. Momentalisht nuk ka një negociatë mes zikaltërve dhe Veronës, por diçka pritet të ndodhë në javët në vijim. Nuk ka një çmim për kartonin e Kumbullës, pasi nuk ka pasur ende oferta zyrtare, sepse çmimin e vendos tregu”, deklaroi Vitali.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













