Kosova
Investimet direkte në Kosovë deri në muajin gusht arrijnë në 514 milionë euro
Investimet direkte në Kosovë deri në fund të muajit gusht 2023 shënuan vlerën prej 514 milionë eurove, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) mbi bilancin e pagesave për muajin gusht 2023, duke shtuar se investimet jashtë vendit shënuan vlerën e mbi 145 milionë eurove, përcjell albinfo.ch.
Referuar raportit, investimet me vlerë jashtë Kosovës janë rritur për 322 milionë euro. Derisa investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare brenda vendit ishin 152 milionë euro, kurse jashtë Kosovës ishin 24 milionë euro.
Për sa u përket aseteve në llogaritë financiare, deri në gusht 2023 kanë arritur në 652.3 milionë euro.
Dërgesat nga mërgata për këtë muaj janë rritur për 93.6 milionë euro, ose 11.7 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Të ardhurat parësore deri në gusht 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv prej 71.5 milionë eurosh.
Në fund, bilanci i pagesave u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 220.2 milionë euro, i cili tregon një përmirësim prej 41 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











