Lajme
Paralajmërohet humbje e miliona vendeve të punës në BE nga industria e makinave
Një organ i industrisë për prodhimin evropian të makinave po paralajmëron për humbje të miliona vendeve të punës, përballë gjobave të mundshme për rregullimin e klimës, në një dokument të brendshëm të parë nga DPA.
‘’Industria nuk është në gjendje të pajtohet me një shtrëngim të afërt të rregulloreve të BE-së për klimën’’, sipas dokumentit të brendshëm nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), dhe si rezultat “do të përballet me miliarda euro dënime”.
‘’Për të shmangur gjobat, industria do të ketë pak zgjedhje përveçse të ulë ndjeshëm prodhimin, gjë që kërcënon miliona vende pune në BE”, thotë dokumenti, përcjell albinfo.ch.
Paralajmërimi për rregullatorët e BE-së vjen pasi prodhuesit kuptojnë se ka të ngjarë të mos jenë në gjendje të përmbushin objektivat klimatike të BE-së në shumë raste, gjë që mund të rezultojë në gjoba të larta për industrinë evropiane të makinave tashmë në vështirësi.
Në mënyrë të veçantë, rregulloret kanë të bëjnë me të ashtuquajturat kufij të CO2.
Këto vendosin një kufi për emetimet e CO2 të makinave, të cilin mesatarja e të gjitha automjeteve të regjistruara në BE në një vit të caktuar nuk duhet ta kalojë.
Aktualisht, kjo vlerë është 115,1 gramë CO2 për kilometër për automjet – e matur duke përdorur të ashtuquajturën procedurë të testimit WLTP. Është vendosur të bjerë në 93,6 gramë në 2025 dhe 49,5 gramë në 2030.
Prodhuesit e makinave duhet të paguajnë një gjobë për emetimin e tepërt të CO2. Për të mbajtur brenda kufijve prodhuesit e makinave duhet të shesin një sasi të caktuar të automjeteve elektrike dhe makinave me emetim më të ulët.
Fakti që këto objektiva klimatike të BE-së nuk ka gjasa të arrihen është pjesërisht për shkak të kërkesës për automjete elektrike në bllok që aktualisht nuk i përmbush pritjet.
Prodhuesit evropianë po luftojnë gjithashtu me konkurrencën nga importet më të lira të automjeteve elektrike nga prodhuesit e makinave jashtë BE-së si Kina.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër Zvicra ka shumë rregulla (të shkruara dhe jo) rreth asaj që është një sjellje e pranueshme... -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër












