Autotech
iPhone 12 mund të ketë katër kamera, sugjeron raporti i ri
Sipas analistit të Apple, Ming-Chi Kuo, koncepti i ri i Apple për iPhone 12, thuhet se përfshin një shtesë të lenteve të kamerës
Apple gjithmonë ka shkëlqyer në dhënien e përdoruesve të iPhone ato që dëshirojnë dhe këto koncepte të reja, bazuar në thashethemet nga fanatikët e Apple, tregojnë një teknologji të re, e cila thuhet se do të debutoj në telefonin që mund të mposhtë Samsung Galaxy S11 dhe Huawei P40 Pro , sa i përket kamerës.
Sipas PhoneArena, Apple thuhet se operon në një “cikël tre vjeçar të rifreskimit të produktit”, në të cilin një koncept futet dhe përmirësohet për tre vjet, përpara se të prezantohet në telefon aktual.
Sipas analistit të Apple, Ming-Chi Kuo, koncepti i ri i Apple për iPhone 12, thuhet se përfshin një shtesë të lenteve të kamerës, të njohur si ‘Time of Flight’ raporton Telegrafi.
Lentet TOF përfshijnë teknologjinë e skanimit me rreze 3D me thellësi dhe thuhet se mund të matin thellësinë shumë më saktë sesa një aparat fotografik i rregullt.
Kjo jo që është e mirë vetëm për portretet dhe fotografitë që synojnë të nxjerrin në pah fotot “të thella”, por është gjithashtu e shkëlqyeshme për përdorim të realitetit të shtuar, si në Pokemon Go percjell Albinfo.ch.
PhoneArena ka shfaqur se si do të dukej ky telefon, me një përbërje simetrike me kamera kuadratike.
Thashethemet e tjera pretendojnë se iPhone 12 do të mbajë një konrizë të vogël për kamerën selfie dhe se telefoni mund të vijë në madhësi të reja.
Sidoqoftë, nëse këto koncepte janë të vërteta, mbetet për tu parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Kujdes nga gjobat e rreme të parkimit në Vaud, policia lëshon alarm Policia e kantonit Vaud ka paralajmëruar qytetarët për një valë të re mashtrimesh që po synojnë... -
Valë të nxehti në Zvicër: Si ta mbani shtëpinë dhe veten të freskët gjatë temperaturave të larta -
Edi Rama ekspozon në “Art Basel” ndërkohë që Tirana “po vlon” -
Bürgenstock, skena e diplomacisë botërore: Resorti zviceran ku pritet të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran -
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër












