Shkurt.ch
iPhone 6 pa kabllo, mbushja e baterisë përmes senzorëve?
Më 9 shtator Apple pritet ta prezantojë telefonin e ri, iPhone 6
Për këtë datë kompania Apple e kompjuterëve ka ftuar mediet në një event informues.
Ka shumë spekulime se si do të duket, çfarë mundet e çka ofron iPhone i ri.
Sipas njohësve, funksion më i ri i iPhone 6 është sensori afër kokës së telefonit që mundëson mbushjen e baterisë pa rrjet kabllor. Këtë e thonë ekspertët që janë pyetur nga portali “tmz.com”, të cilët kanë ofruar një fotografi të telefonit të ri.
Që ekspertët të kenë të drejtë është relativisht e mundur, sepse ka javë që po spekulohet në këtë drejtim.
Mbushja e baterisë pa përdorur rrjetin kabllor nuk është risi, smartfonet konkurrentë, siç është Nexus 5 dhe disa modele të Nokias ka kohë që mbushin bateritë pa pasur nevojë për kabllo.
Përveç kësaj, iPhone i ri pritet të jetë më i madh dhe të jetë dukshëm më i shpejtë. Për këtë kujdesen dy procesorë, secili me nga dy GHz.
E-Diaspora
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër: "Nëntori Shqiptar" pjesë e festimeve të 80-vjetorit të çlirimit,...
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Kujdes kur porositni qebapë Nëse porositni një qebap në Bazel – mund të mos merrni saktësisht atë që keni kërkuar...
-
Sa lirisht mund të lëvizin qytetarët e BE-së në dhe brenda Zvicrës?
-
Si do të funksionojë ndalimi zviceran për mbulimin e fytyrës kur të hyjë në fuqi?
-
A mund të refuzojnë kompanitë në Zvicër një shërbim për shtetasit e huaj?
-
Edelweiss Air zbulon fluturimet e reja në orarin e saj të verës 2025