Lajme
Rrëzohet një aeroplan ukrainas në Iran, humbin jetën 176 persona
Të dhënat e fluturimit tregojnë se një avion ukrainas 737-800 që operonte nga Ukraine International Airlines, u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndali dërgimin e të dhënave
Informacionet e fundit tregojnë se aeroplani Boeing-737 i Ukrainës është rrëzuar në Iran. Ai kishte më shumë se 170 njerëz në bord.
Po ashtu, është bërë e ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit se nuk ka asnjë shans për të gjetur të mbijetuar. Avioni që i përkiste UIA (Linjës Ajrore Ndërkombëtare të Ukrainës) u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian “Imam Homeini” në Teheran, tha agjencia e lajmeve shtetërore Fars.
Raportet paraprake sugjerojnë se avioni ishte në rrugë drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se askush nuk ka mbijetuar.
“Ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e udhëtarëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit”, tha presidenti Zelenskiy në një deklaratë, duke shtuar se Ukraina po punon për të marrë vesh rrethanat e rrëzimit të aeroplanit”, tha ai.
Ndërkohë, të dhënat e fluturimit tregojnë se aeroplani u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndali dërgimin e të dhënave, sipas faqes së internetit FlightRadar24
Tre britanikë dhe 73 kanadezë ishin në mesin e 176 personave që kanë gjetur vdekjen në një aeroplan pasagjerësh ukrainas i cili u rrëzua pranë Teheranit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas mediave të huaja, aeroplani Boeing 737 u rrëzua vetëm tre minuta pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini, vetëm disa orë pasi Irani nisi një sulm raketor në bazat amerikane në Irak.
Ambasada e Ukrainës në Teheran raportoi se përplasja ishte shkaktuar nga një dështim i motorit dhe jo nga terrorizmi.
Zyrtarët iranianë thanë se piloti kishte humbur kontrollin e aeroplanit Boeing pasi një zjarr goditi njërin prej motorëve të aeroplanit, por thanë që ekuipazhi nuk kishte raportuar një emergjencë dhe se çfarë e shkaktoi zjarrin. /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran














