Lajme
Irani paralajmëron Shqipërinë: Keni gabuar me muxhahedinët
Anëtari i Bordit Kryesues i Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed, paralajmëroi Tiranën se pranimi i anëtarëve MEK-së në Shqipëri përben rrezik. OKB përshëndet Shqipërinë
Autoritetet e Iranit kanë akuzuar Tiranën zyrtare për strehimi i 14 muxhahidinëve në Shqipëri. Teherani ka paralajmëruar Tiranën se pranimi i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq (muxhahedinët e popullit iranian), do të kërcënojë sigurinë kombëtare në Shqipëri.
Sipas agjencisë së lajmeve iraniane “Fars News”, anëtari i Bordit Kryesues i Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed, paralajmëroi Tiranën për prezencë të anëtarëve MEK-së në vendin e tyre.
“Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që kanë bërë vendet e tjera në lidhje me pritjen e anëtarëve të MEK, sepse këta njerëz janë të rrezikshëm edhe për sigurinë kombëtare të atij vendi dhe gjithë rajonit”, paralajmëroi Hosseini.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndërkaq ka përshëndetur veprimin e Shqipërisë për pranimin e muhaxhidinëve, raporton gazeta “Shqip”.
Ndryshe, në Shqipëri javën e kaluar, ka arritur grupi i parë prej 14 personash prej 210 anëtarëve të Organizata Mojahedin-e-Khalq (MEK). Kjo e fundit konsiderohet si opozita politike e regjimit të Mahmud Ahmadinexhadit në Iran.
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka marrë një plan masash për sigurimin e jetës së 14 muxhahedinëve iranianë, që kanë fituar statusin e azilit në Shqipëri, në një afat të papërcaktuar. Ata u strehuan fillimisht në një kamp në periferi të Tiranës, për t’u zhvendosur më pas në apartamente në kryeqytet
“Qeveria shqiptare ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë strehim për 210 muxhahedinë dhe në këtë mënyrë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA për strehimin e anëtarëve të grupit MEK, të cilët ndodhen në kampin e ‘Liria’ në Irak”, tha përfaqësuesi i OKB-së, raporton TCH.
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit Iranian ka deklaruar se jeta e mbi 3000 muxhahedinëve në kampet në Irak ka qenë në rrezik dhe për këtë arsye duhet të largoheshin të gjithë prej andej. Kështu, një nga vendet që ka pranuar të strehojë disa prej tyre është bërë edhe Shqipëria.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












