Bota
Irani sulmon bazat ajrore amerikane në Irak
Sipas Pentagonit, disa raketa balistike janë gjuajtur në drejtim të dy bazave ajrore amerikane, nga territori i Iranit
Siç ishte supozuar, shteti i Iranit e ka nisur hakmarrjen ndaj SHBA-së, të martën pas mesnate.
Televizioni shtetëror iranian raporton se Teherani e ka sulmuar një bazë ajrore të ushtrisë amerikane në Irak.
Sipas CNN-it, 10 raketa e kanë goditur bazën al-Asad, në afërsi të Bagdadit, raporton KTV.
Ende nuk raportohet për ndonjë viktimë, Presidenti amerikan Donald Trump është njoftuar për sulmin.
Garda Revolucionare e Iranit e ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj të mos provojnë kundërreagim pas këtij sulmi.
Ndërkohë, Pentagoni ka dalë me deklaratë zyrtare pas sulmit iranian kundër Amerikës.
Sipas degës ushtarake të qeverisë amerikane, disa raketa balistike janë gjuajtur në drejtim të dy bazave ajrore amerikane, nga territori i Iranit.
Mediat iraniane e kanë cituar Gardën Revolucionare të Iranit të ketë marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj bazës ajrore amerikane në Irak.
“Kjo është përgjigje ndaj operacionit terrorist dhe kriminal të SHBA-së. Do të ketë përgjigje edhe më të ashpër në rast të një agresioni të ri”, ka thënë kjo trupë në një deklaratë, raporton KTV.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se po e monitoron me kujdes situatën në Irak.
“Ne jemi në dijeni për raportimet për sulmet ndaj bazave tona në Irak. Presidenti është njoftuar dhe po e monitoron situatën bashkë me ekipin e sigurisë kombëtare”, ka thënë zëdhënësja e Trumpit, Stephanie Grisham, në një deklaratë me shkrim.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












