Lajme
Irlanda ofron ndihmë për organizimin e diasporës kosovare
Ministri Valon Murati fillon vizitën në Irlandë, ndërsa mori m,mbështetje nga ministri i Diasporës irlandeze, Jimmy Deenihan
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati ka marrë mbështetje nga homologu i tij irlandez, Jimmy Deenihan për organizimin sa më të mirë të diasporës shqiptare në Irlandë, në krijimin e rrjeteve dhe formave të tjera të organizimit, për mësimin plotësues shqip dhe themelimin e qendrave kulturore atje.
Ministri Murati ka nisur vizitën tre ditore në Republikën e Irlandës. Në kudër të kësaj vizite ministri ai fillimisht takoi edhe homologun e tij, Jimmy Deenihan – Ministër i Shtetit për Diasporë në Republikën e Irlandës me të cilin u diskutuan përvojat e shtetit irlandez për diasporën si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të mira.
Ministri Murati njoftoi homologun e tij për të gjitha projektet e Ministrisë së Diasporës, përkatësisht përpjekjet e Ministrisë për organizimin sa më të mirë të diasporës shqiptare në botë.
“Unë shpreha interesimin për bashkëpunimin në fushën e politikave të diaspors duke konsideruar Irlandën si një prej shteteve me diasporën më të madhe si dhe lidhjet e forta mes shtetit dhe diasporës. Biseduam për përvojat tona në Kosovë, për historinë intensive të bashkëpunimit me diasporën, si në fushën politike ashtu dhe ekonomike. Biseduam për shkëmbim të përvojave në fushën e zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimin e potencialeve për zhvillim ekonomik duke marrë edhe përvoja të modelit irlandez”, tha ministri Murati, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga MeD.
Dy ministrat u dakorduan që të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit dhe dërgimin e ekspertëve nga ministria e diasporës irlandeze në Kosovë.
Në anën tjetër, ministri Deenihan falënderoi ministrin Murati për vizitën, përderisa e njoftoi atë me punën të cilën Ministria e shtetit për diasporë është duke e bërë, marrë parasysh numrin e madh të diasporës irlandeze të cilën e mbulon.
“Kishim një takim shumë të mirë. Ju keni bërë një progres të jashtëzakonshëm me diasporën tuaj. Diaspora juaj është shumë e rëndësishme dhe ne mund të mësojmë nga njëri tjetri. Ju keni pas ministër të diasporës para neve, që nga viti 2011 ndërsa ne që nga viti 2014. Diaspora jonë e pranon dhe kultivon lidhjen me shtetin e tyre”, theksoi ministri Deenihanm duke shtuar se diaspora e tyre vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numëron rreth 30 milionë.
Sipas tij, qytetarët kanë dëshirë të angazhohen me shtetin e tyre të origjinës, të dijnë se prej nga vijnë, ku kanë lindur prindërit e tyre.
“Ju jeni duke e zhvilluar struktura të mira në shtetin tuaj dhe personalisht jam shumë i kënaqur që shoh se ju e konsideroni diasporën si fokus kryesor tuajin, nga i cili do të keni shumë benefit pas implementimit të politikave të cilat po i udhëheq ministri Murati”, shtoi ministri Deenihan.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












