Kosova
Isa Mustafa: LDK-ja u ndëshkua pse prishi koalicionin me VV-në, do ta prishja edhe sot
Në një prononcim për mediat kosovare, kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ka folur për kohën e tij në krye të kësaj partie, por edhe për arsyet pse çuan në rezultatin më të dobët në histori të saj.
LDK-ja sipas rezultateve preliminare ka marrë pak më shumë se 13 për qind, ndërkohë që VV-ja gati 48 për qind.
Mustafa thotë se LDK-ja pagoi çmimin për prishje të koalicionit me VV-në, gjë që thotë se do ta bënte edhe sot.
“Se është ndëshkuar, pse e kemi prishur koalicionin me VV-në, unë nuk pendohem, sepse do ta prishja edhe sot. Ndërmjet SHBA-së dhe VV-së, LDK-ja ka zgjedhur partneritetin me SHBA-në. Ndërmjet konfrontimit me administratën e Presidentit Tramp dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK-ja ka zgjedhur të evitojë çdo konfrontim dhe acarim të marrëdhënieve me SHBA-në, por është rreshtuar në ndërtimin e raporteve miqësore”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa ka shkruar se partia e tij ishte ndëshkuar për shkak se nuk iu nënshtrua propagandës siç thotë ai, të majtë, dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk ishte nënshtruar nga Serbia në vitet ’90.
“Unë do të isha i lehtësuar po ta dija se pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në në këto zgjedhje”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Ai thotë se ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, mirëpo nuk ka uruar votuesit e LDK-së që kanë kaluar në VV.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











