Lajme
Isa Mustafa: Nëse s’ka koalicion LDK-VV, Kurti duhet të gjejë zgjidhje tjetër
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të gjejë zgjidhje tjetër nëse nuk i pranon kërkesat e partisë së dytë. Ka thënë se LDK-ja e ka opsion koalicionin me Vetëvendosjen.
Shefi i LDK-së ka thënë se s’do të ketë takime të tjera me Albin Kurtin, nëse s’ka pajtim për arritjen e një marrëveshjeje.
“A do të ketë takim apo jo, varet se sa do të jetë gatishmëria për të bërë marrëveshje, unë nuk jam që të ketë takime sa për t’u takur, por atë që të ketë takim që ta lidhim marrëveshjen. Për gjëra të tjera jemi shprehur qartë në organet tona. Ne kemi pasur opsion këtë koalicion dhe mbesim pranë këtij koalicioni, nëse bëhet, mirë, nëse jo, Vetëvendosje duhet te gjejë zgjidhje tjetër”, ka thënë Mustafa për RTV21.
Ndërkohë, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë konfirmuar se s’kanë planifikuar asnjë takim me zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërkohë, kanë kaluar 105 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. 24 ditë kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














