Kosova
Ish-ambasadori holandez: Nëse UÇK është organizatë kriminale, edhe ne jemi të tillë
Duke qenë se sot ka nisur procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaç, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ku Prokuroria e Gjykatës Speciale ka mbajtur, për pesë orë, fjalën e vet hyrëse, duke hedhur akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, i cili ka qenë në shërbim në Kosovë pas luftës, foli për Gjykatën Speciale, e cila ka selinë në Hagë, si dhe për aktakuzën e ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ambasadori Bosch theksoi se në kohën kur po themelohej kjo gjykatë, ai, ndonëse ishte kundër si individ, i duhej të vepronte ashtu siç e rekomandonte qeveria e tij. “Dhe tani që jam në pension, them atë që mendoj”, deklaroi Bosch.
Ai, mes tjerash, theksoi se kjo gjykatë, ndonëse quhet e Kosovës, aty nuk di çka ka të Kosovës, në realitet, derisa vazhdoi të evokonte kohën e themelimit të kësaj gjykate nën udhëheqjen e Villiamsonit, i cili nuk qe i bindur në pretendimet e Marty-t për trafikim organesh.
Ai shprehu habinë se pse do të duhej themeluar Gjykatën Speciale për raste të tilla, kur fare lehtë mund të themelohej në Kosovë dhe në secilin vend ku ka pasur konflikte.
Tutje, ish-ambasadori Bosh (Bosch) për UÇK-në tha se për ne ka qenë organizatë që ka qenë në terren.
“Për ne UÇK ka qenë trupa në terren, pra kanë qenë miqtë tanë. Nëse UÇK është organizatë kriminale, edhe ne jemi të tillë, sepse, në njëfarë mënyre kanë punuar për ne”, theksoi ish-ambasadori Bosh.
Ai më tej shtroi dilemën për cilësimin që Prokuroria ia vë UÇK-së si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, teksa këtë e konsideroi si qesharake.
“Cilësimi i UÇK-së si ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’ është qesharake. Ata kanë punuar për ne dhe NATO nuk do të punonte me ta”, deklaroi ish-ambasadori Bosh.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












