Lajme
Ish hoxha i Gjilanit, lidhje jashtëmartesore
Disa sms të publikuar në media, zbulojnë aferën seksuale të imamit kosovar që rekrutonte xhihadistë për në Siri e Irak
I arrestuar dy vjet më parë nën dyshimin se ka indoktrinuar dhe rekrutuar dhjetëra kosovarë për t’iu bashkuar grupeve terroriste në Siri e Irak, hoxha i Gjilanit, mulla Zekirija Qazimi, dyshohet të ketë pas lidhje jashtëmartesore edhe me gra të tjera. Disa sms që janë publikuar në mediet kosovare, shihet se ai ka komunikuar edhe me femra për punë seksi.
Mulla Qazimi konsiderohet si demijurgi (mësuesi) i Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Aqifit, dy njerëzve më të rrezikshëm në ISIS, që kanë edhe fletarrest ndërkombëtarë.
Ish -Imami gjilanas, i xhamisë “El Kuddus”, përderisa po vazhdonte të bënte indoktrinimin e të rinjve dhe dërgimin e tyre për të luftuar në ISIS, po gjente kohë edhe për dashnoren e tij, me të cilën po tradhtonte gruan dhe fëmijët e tij.
Gazeta Express, në serinë e katërt të përgjimeve që kanë të bëjnë me Imamin, sjell dëshmi, që shpërfaqin aferën e tij seksuale me një grua të divorcuar. Edhe pse në komunikimin e tij me të rinjtë, të cilët i rekrutonte për t’i çuar në Siri ishte mjaft i kujdesshëm, ish-imami i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Zekrija Qazimi njëjtë nuk u tregua edhe gjatë komunikimit me dashnoren e tij.
Ky medium ka siguruar komunikimet e tij telefonike gjatë vitit 2013, nga të cilat del se hoxha 36 vjeçar, baba i katër fëmijëve, që tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc, kishte një lidhje jashtë martesore.
Ai udhëtonte pothuajse çdo ditë nga Gjilani për në Prishtinë, për ta takuar të dashurën e tij, të cilën nuk hezitonte edhe ta financonte.
Por kjo aferë e tij, nuk kishte kaluar pa u zbuluar nga xhemati, të cilët, disa herë, ia kishin bërë me dije Qazimit se e kjo që po bënte ishte e kundërta e asaj që ai ligjëronte para tyre çdo ditë. “ Ti je hoxhe qe njihesh nga masa frigoju Allahut”, ishte një nga SMS’të që i ishte dërguar nga një dëgjues i ligjëratave të tij.
Ata, madje edhe e kishin kërcënuar në telefon se nëse ai nuk e ndërprenë këtë lidhje, gjithçka do të kuptohej nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Por kjo tradhti e hoxhës nuk mbeti sekret as për gruan e tij, e cila me tu siguruar për këtë, i kishte kërkuar llogari Zekria Qazimit për gjithçka. Por, pa marrë parasysh këto, hoxha që doli të jetë rekrutuesi më i madh i kosovareve për ISIS, kishte vazhduar lidhjen me të dashurën, sa që i kishte propozuar edhe që ajo të bëhej gruaja e tij e dytë.
Martesën e dytë ai e llogariste obligim. Por, ky plan i tij nuk u realizua kurrë. Kjo pasi Zekrija Qazimi, në verën e vitit 2014 ra në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin për rekrutim të të rinjve kosovarë në grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra. Ai tani është duke u përballur me drejtësinë, bashkë me 6 bashkëpunëtorë të tij, për të cilat rrezikon të dënohet deri në 15 vjet burg.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












