Sport
Ish-kapiteni gëzohet për pranimin e Kosovës
Të gjithë ata që mbajnë mend ndeshjet e Kosovës ndaj Haitit dhe Turqisë, nuk kanë si të harrojnë paraqitjen e Anel Rashkajt. Kapiteni i Kosovës në ato përballje shkëlqente në mesfushë, duke kujtuar edhe yjet botëror si Xavi Hernandez apo Zinedine Zidane. Mirëpo, në ndeshjet e fundit nuk është ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaki, shkruan albinfo.ch
Rashkaj si shumë futbollistë tjerë i është gëzuar pranimit të Kosovës në UEFA. Këtë ai e thotë në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch. “Ka qenë një lajm shumë i mirë. Kjo hap shumë rrugë, por do edhe shumë punë tjera. Për mua personalisht është një gëzim i madh që Kosova është pjesë e UEFA-s”, deklaroi Rashkaj.
Ai ka tri paraqitje zyrtare me Kosovën. Një lojtar shumë i afërt me tifozët kosovarë. Rashkaj flet edhe për mosparaqitjet e fundit me Kosovën dhe nuk i ka mbetur hatri që nuk është ftuar në takimet e fundit. “Arsyeja pse nuk jam ftuar është se jam duke luajtur në Ligën e Dytë të Norvegjisë dhe nuk është nivel i duhur me qenë pjesë e Përfaqësueses. Derisa të luaj në këtë nivel, nuk pres që të ftohem”, theksoi ish-kapiteni i Kosovës, tash lojtar i Sandnes.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











