Bota
Ish-kryeministri Davutoglu jep dorëheqjen nga partia në pushtet AKP
Disa kohë më parë, një veprim i tillë do të ishte pothuajse i papërfytyrueshëm në Turqi. Por tani një aleat i Rexhep Tajip Erdoganit i kthen presidentit shpinën - dhe pozicionohet politikisht kundër tij.
Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka dhënë dorëheqjen nga partia në pushtet, AKP, e udhëhequr nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogani. Kjo u bë e ditur nga Davutoglu në një konferencë shtypi në Ankara. Ai njoftoi në të njëjtën kohë krijimin e një partie të re. Është një “përgjegjësi historike, si dhe një domosdoshmëri” për të “ndërtuar një lëvizje të re politike dhe për të marrë një rrugë të re”, tha Davutoglu. Ai fton të bashkëpunojnë të gjithë ata, “zemra e të cilëve rreh për të ardhmen e këtij vendi”.
Katër shokë
Davutoglu e mbajti konferencën e shtypit së bashku me ish-deputetët e AKP-së Selcuk Özdag, Abdullah Basci dhe Ayhan Sefer Üstün, të cilët gjithashtu njoftuan daljen nga partia – por që me këtë hap ndoshta i dolën përpara një përjashtimi. Korrespondentët e agjencive të lajmeve shkruajnë në këtë sfond për dukuri shpërbërjeje në partinë më të fuqishme në vend. Sipas njoftimeve në shtyp, disa figura në AKP janë të pakënaqur me kursin e Erdoganit.
Në korrik doli nga partia ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan. Vitet e fundit janë hapur hendeqe të mëdha midis parimeve, të cilave u beson ai dhe veprimeve të AKP-së, shkroi Babacan në atë kohë si argumentim. Sipas medieve, edhe ai gjithashtu do të themelojë një parti të re.
Largim nga parimet
Davutoglu e kishte akuzuar së fundi disa herë AKP-në se po largohet nga parimet e saj bazë. Ai kritikoi, ndër të tjera, anulimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Stamboll në mars. AKP-ja atëherë i humbi zgjedhjet. Në përsëritjen e zgjedhjeve në fund të qershorit, e cila u krye për shkak të presionit të fortë të qeverisë, kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu fitoi për herë të dytë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













