Lajme
Ish-kryeministri i Britanisë rrëfen se si e kërcënoi Putini me ‘sulm raketor’
Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kërcënoi atë me “sulm raketor” para luftës në Ukrainë.
Në një dokumentar të përgatitur nga BBC, janë analizuar bisedat e Putinit me liderët e vendeve të tjera.
Detajet e bisedës telefonike Johnson-Putin janë përfshirë në dokumentar.
Johnson ka thënë se ai ishte kërcënuar në shkurt 2022 gjatë një bisede “shumë të gjatë” me Putinin, pasi ai e paralajmëroi presidentin rus se pushtimi i Ukrainës do të ishte një “katastrofë absolute”, përcjell albinfo.ch.
Duke theksuar se ai e paralajmëroi Putinin se pushtimi i tyre në Ukrainë do të çonte në sanksione të perëndimit dhe se NATO do të dërgonte më shumë trupa në kufijtë e Rusisë, Johnson ka thënë se është përpjekur të pengojë veprimin ushtarak të Putinit duke thënë se Ukraina nuk do të bashkohej me NATO-n “në të ardhmen e afërt”.
Duke theksuar se Putini e kërcënoi atë me një “sulm me raketa”, Johnson ka thënë: “Në një moment ai më kërcënoi dhe më tha: ‘Boris, nuk dua të të lëndoj, por me këtë raketë zgjat vetëm një minutë’”.
“Por nga lehtësia e tonit të tij dhe ajri i indiferencës, ndjeva se ai po tallej me përpjekjet e mia për të negociuar,” ka thënë Johnson.
Ish-kryeministri Johnson u takua me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy më 22 janar në Kiev.
Johnson ka deklaruar se ata do të mbështesin Ukrainën për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme me Rusinë në vitin 2023.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











