Sport
Ish-lojtari i Bajernit mund të braktisë Austrinë për Kosovën
Përfaqësuesja e Austrisë është në panik. Që nga pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, futbollistët kosovarë janë duke e braktisur Austrinë për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës. Pas Sinan Bytyqit, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës së Kosovës, hapave të tij është duke ndjekur edhe lojtari i ekipit U21 të Austrisë, Ylli Sallahi, njofton albinfo.ch.
Mbrojtësi i krahut ka qenë pjesë e Akademisë së Bajern Munihut për katër sezone, ndërsa nga viti 2015 luan në Bundesligën 2, te Karlsruhen.
Mediat austriake shkruajnë se lojtari nga Skenderaj është cilësuar si një nga lojtarët më me perspektivë për të ardhmen e kombëtares të Austrisë, ndërsa tashmë ai është në kontakt me FFK-në.
“E kam thënë se ne jemi të interesuar. Ai është një lojtar me cilësi të shumta”, ka thënë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, shkruan krone.at.
Për Sallahin ishte e interesuar edhe kombëtarja shqiptare, i cili e kishte refuzuar për të luajtur për Austrinë, por duket se krejt ndryshe do të jetë tashmë kur bëhet fjalë për Kosovën.
Megjithatë, pritet që vendimi për të ardhmen e Sallahit të merret vetëm pas muajit tetor, kur përfaqësuesja austriake U-21, pjesë e të cilës ai është aktualisht, të luajë ndeshjet e kualifikueseve të Evropianit ndaj Ishujve Farone dhe Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













