Shkurt.ch
Ish ministri gambian kërkon azil në Zvicër
Ousman Sonko ka qenë figurë qendrore e regjimit të ashpër të udhëhequr për një kohë të gjatë nga lideri autokrat Yayah Jammeh. Ai akuzohet se ka urdhëruar burgosje dhe torturime në mënyrë arbitrare
Ish ministri gambian i punëve të brendshme, Ousman Sonko, i njohur për politikën e tij shtypëse që ka udhëhequr, aktualisht është duke kërkuar azil në Zvicër. Nga muaji nëntor i vitit të kaluar ai ndodhet në një qendër pranimi të azilit në Kantonin e Bernës, ka konfirmuar edhe drejtori I policies në këtë kanton. Më pare kjo ishte njoftuar në emisionin «Rundschau» të televizionit publik srf.
Jo më larg se në vjeshtën që shkoi, Sonko, për arsye ende të panjohura ka braktisur Qeverinë e Gambisë dhe ka ikur nga vendi. Fillimisht ai kishte kërkuar azil në Suedi, ku kjo i ishte hedhur poshtë.
Ish ministri gambian ka qenë figurë qendrore e regjimit të ashpër të udhëhequr për një kohë të gjatë nga lideri autokrat Yayah Jammeh. Vetë Sonko akuzohet se ka urdhëruar burgosje dhe torturime në mënyrë arbitrare.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues












