Bota
Ish-shefi i “Starbucks” mund të garojë për president të SHBA-së
Ish-shefi ekzekutiv i zinxhirit të restoranteve “Starbucks” tha se po e shqyrton seriozisht kandidimin për president të Shteteve të Bashkuara.
Howard Schultz, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti në “Starbucks” vitin e kaluar, tha se po konsideron të garojë si kandidat i pavarur i qendrës në vitin 2020, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Në disa postime në Twitter, Schultz tha se dy partitë më të mëdha politike në SHBA “janë më të ndara se kurrë”.
“Le të diskutojmë se si mund të bashkohemi për të krijuar mundësi për më shumë njerëz”, tha ai.
Në një intervistë për CBS-in, Schultz tha se ka qenë “demokrat i përjetshëm”, por e kritikoi sistemin aktual të dominuar nga dy parti.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj komenteve të tij me një postim në Twitter, duke thënë se “Schultz nuk e ka guximin për të garuar për president”.
E-Diaspora
-
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar Shqiptar 42-vjeçar riarrestohet në Itali për shkelje të urdhrit të dëbimit... -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Tren përplaset me një veturë në Winterthur Treni godet një veturë të zbrazët në Winterthur... -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome










