Shkurt.ch
Ish ushtari i Swisscoy-t përvetëson 120.000 franga me abuzim dokumentesh të besueshme
Dallaveret e tij janë zbuluar pasi që një punonjësi të fondit të kompensimit kishte rënë në sy që formularët secilën herë ishin të nënshkruara nga i njëjti epror ushtarak
Një ish ushtar i Swisscoy-t është dënuar për shkakun se gjatë tri viteve ka përfituar materialisht nga plotësimi i dokumenteve të falsifikuara. Gjykata e Kantonit të Urit e ka dënuar atë me kusht me para, gjegjësisht me 100 njësi ditore nga 150 franga si dhe me një gjobë prej 1000 frangash. Po ashtu ai detyrohet të mbulojë shpenzimet e procedurës që kapin një shumë prej 11.400 frangash, shkruan Agjencia Zvicerane e Lajmeve SDA
Delikti për të cilin është dënuar ai është falsifikim dokumentesh dhe mashtrim në baza profesionale, transmeton albinfo.ch Dënimi ende nuk është bërë i plotfuqishëm.
Personi 28 vjeçar e ka përmirësuar buxhetin e tij me nga 4000 franga në muaj, që i ka fituar nga falsifikimi, veprim ky që e ka ushtruar në baza të rregullta tri vite me radhë.
Sipas prokurorisë, ish ushtari i Swisscoy-t nga shtatori 2009 deri në maj 2012 ka dorëzuar 35 formularë për kompensimin e papunësisë. Secilën herë ai ka kopjuar një dokument origjinal me nënshkrim të një eprori ushtarak dhe e ka përdorur atë si dokument blanko. Në këtë mënyrë ai ka fituar gjithsej 120.000 franga nga fondi i kompensimit.
Dallaveret e tij janë zbuluar pasi që një punonjësi të fondit i kishte rënë në sy që formularët secilën herë ishin të nënshkruara nga i njëjti epror, përcjell albinfo.,ch. Një kontrollim i bërë pastaj ka treguar se ditët e shërbimit të përshkuara në dokument nuk përputheshin me ditët e vërteta të shërbimit.
Ish ushtari ka kërkuar lirim nga akuza. Sipas tij, ai nuk i ka plotësuar formularët dhe as i ka dërguar vetë. Ai pretendon se formularët i ka dorëzuar një person i tretë dhe për pasojë, paratë nga fondi i kompensimit janë derdhur gabimisht në konton e tij.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit











