Kosova
Ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj, transferohet në qendrën e paraburgimit në Beograd
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili të premten u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdar, bëhet e ditur se është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli, në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën “Bacvanska”.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.
“Pjesëtari i UÇK-së, Hasan Dakaj, pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19-vjeçar. Sipas detyrës zyrtare, Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione, sipas dyshimeve të prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar në identitet me dikë tjetër”, ka shkruar avokati.
Smakiqi ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seanca dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
“Të martën pritet dhe një seancë dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë serbe lidhur me masën e paraburgimit. Në cilësinë e avokatit të Familjes Dakaj, jam në kontakt orë pas ore me të ngarkuarin në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, dipomatin Jetish Jasharin dhe e falënderoj për qasjen profesionale”, tha ai.
Mes tjerash, avokati u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë presion që Dakaj të lirohet sa më shpejt.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












