Feja
Islamistët planifikojnë një xhami të madhe në Bernë
SVP do ta kundërshtojë ndërtimin e xhamisë në Bernë, por jo edhe partitë e majta
Kryetari i Këshilli Qendror Islamik të Zvicrës (ICCS), Nicolas Blancho planifikon ndërtimin e një xhamie të madhe tre-katëshe në Bernë. Projekti 20-milionësh do të financohet me donacione nga Kuvajti dhe Katari.Gazeta zvicerane “SonntagsZeitung”, ka sigurar një përshkrim të këtij projekti.Përveç hapësires për falje për 270 burra dhe 174 gra, janë plafikuar edhe dyqane, salla konferencash, salla trajnimesh dhe një parkim nëntokësor i ndarë edhe për burra dhe gra…
Për këtë qëllim, vitin e kaluar Blancho ishte katër herë në shtetet arabe, për ta takuar Tareq al-Essa, presidentin e shoqatës bamirëse «Revival of Islamic Heritage Society».
“RIHS” është një organizatë bamirëse në Kuvajt, zyrat e së cilës janë të lejuara edhe në Pakistan dhe Afganistan, dhe figurojnë në listën e organizatave të sanksionuara në përputhje me Rezolutën e OKB-së, për shkak të lidhjeve me al-Kaidën dhe talebanët, njofton”SonntagsZeitung”, . Përveç planeve për xhaminë, Blancho ka prezantuar edhe shumë projekte që janë politikisht të ndjeshme, si nisma popullore për heqjen e ndalimit për ndërtimit e minareve në Zvicër.
Në kuadër të projekteve që i ka prezantuar Blancho janë edhe një shkollë islame në Zvicër dhe një agjenci udhëtimesh për organizim të pelegrinazhit.
Zyrtarë të SVP-së kanë thënë se do ta kundërshtojnë ndërtimin e një xhamie të tillë në Bernë, por jo edhe partitë e majta..Ata do të kërkojnë nga autoritet në Bernë që mos t’i leshohet leja e ndërtimit, njofton 20min..
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










