Koronavirusi: çast pas çasti
Itali: 889 të vdekur në 24 orët e fundit
Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur në botë nga koronavirusi dhe ka kaluar një tjetër ditë të zezë. Sipas raporteve zyrtare, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 889 të vdekur nga COVID-19.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 10 023, një shifër alarmante. 92 472 persona janë të infektuar, ndërsa 24 orëve të fundit janë regjistruar 5974 më shumë.
Mes të prekurve me koronavirus, 3856 janë në terapi intensive, 26 676 të tjerë në struktura spitalore dhe 39 533 në izolim shtëpiak.
Mes viktimave, sipas oranews, është dhe një shtetas shqiptar, Adrian Kazazi, 61 vjeç, baba i 2 fëmijëve, i martuar e që prej shumë vjetësh jetonte në Romë.
Në Itali janë kryer gjithsej 429 526 testime, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











