Shqipëria
Itali: Arrestohet shqiptari, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës.
Sipas njoftimit nga autoritetet italiane, hetuesit po punojnë për të zbuluar lidhjet e 32-vjeçarit dhe origjinën e 15 kilogramëve kokainë të gjetur në shtëpinë ku ai jetonte, transmeton albinfo.ch.
Rasti ka ndodhur pasi shtëpia ku gjendej substanca është përfshirë nga zjarri dhe pas denoncimit se kishte rënë zjarr, policia ka hyrë në shtëpi, që ndodhet në Finale Emilia, në provincën e Modenës, ku gjatë kontrolleve kanë gjetur drogën, shkruan TCH.
Ndër të tjera, janë gjendur dhe sekuestruar pajisje për përgatitjen e drogës dhe hedhjen më pas në treg, amoniak, qese plastike, peshore si dhe një fletore me emrat e klientëve dhe disa celularë.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











