Lajme
Itali: Bonuse deri në 500 euro kush blen biçikletë
Qeveria italiane ka vendosur të subvencionojë blerjen e biçikletave
Fazat lehtësuese kanë filluar në Evropë, por që siguria e njerëzve nga Covid-19 ende është në pikëpyetje, andaj një nga një qëllimet kryesore me të cilën përballen qeveritë është se si t’i bëjnë popullsitë e tyre të lëvizin të sigurt, pa rrezikun e infektimit, përcjell albinfo.ch.
Me shërbime të zvogëluara të transportit publik dhe me kushtin e distancimit fizik, qeveritë në gjithë kontinentin po kërkojnë mënyra të reja për të inkurajuar njerëzit të ecin apo të përdorin biçikletat.
OBSH-ja së fundi ka deklaruar: “Kurdo dhe kudo që të jetë e mundur, duhet marrë në konsideratë përdorimi i biçikletave për të shmangur dyndjen në transportin publik”.
Nërkohë qeveria italiane ka vendosur të subvencionojë blerjen e biçikletave për të gjithë qytetarëve e saj deri në masën 70%. Kjo nismë është pjesë e planit të rihapjes së Italisë ku transporti me mjete urbane do të jetë më i kufizuar. Për ta dekurajuar më shumë përdorimin e këtij transporti për periudhën pas-karantinës, Ministria e Infrastukturës dhe Transportit ka propozuar të inkurajojë blerjen e skuterëve, biçikletave dhe automjeteve personale me energji elektrike, përcjell tutje albinfo.ch.
Nëpërmjet tij synohet të paguhet nga shteti 65-70% e vlerës së mjetit, me një tavan prej 500 eurosh.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë? Për herë të parë, banorët e Zvicrës mbi moshën 65 vjeç janë më të shumtë se... -
Linja ajrore SWISS do të shtojë 74 fluturime të reja evropiane këtë verë -
Policia zvicerane apelon për kujdes nga orteqet -
SHBA-të pritet të vendosin tarifa 100% për disa ilaçe -
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar











