Lajme
Ital: Shqiptari kalon 14 herë kufirin për të takuar të dashurën, dënohet me 5 vjet burgim
E çuditshme, por e vërtetë, historitë e dëbimit nga autoritetet e huaja për emigrantët shqiptarë janë të shpeshta dhe secila ka të veçantat e saj, përcjell albinfo.ch.
Rast i ngjashëm është historia e shqiptarit me inicialet E.F, 38-vjeçar, i cili ka shkelur 14 herë urdhërin e dëbimit nga Italia, vetëm për t’u bashkuar me të dashurën e tij, shtetase italiane.
Mediat vendase raportojnë se E.F. është dënuar nga gjykata në Reggio me 5 vjet burgim, teksa ai shpjegoi se të gjitha i ka bërë për të qenë pranë gruas që ai dashuronte, e cila, sipas tij, ka nevojë për të.
Ai i kishte premtuar se do ta zgjidhte problemin e dokumntacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali. E.F. kishte arritur të merrte një leje qëndrimi dhe të vendosej në Sant’Ilario, në banesën e partneres së tij, megjithatë autoritetet e arrestuan në mbrëmje duke e dërguar në burg.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











