Shqipëria
Italia do të modifikojë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantêt
Qeveria italiane do të modifikojë dekretin me Shqipërinë për emigrantët, sipas gazetës italiane ”Corriere della Sera”.
Ajo kërkon rikthimin e menjëhershëm të funksionimit të qendrave të Gjadrit dhe Shëngjinit, pavarësisht vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që pritet më 25 shkurt.
Edhe me koston, si mjet të fundit, të heqjes së juridiksionit italian mbi strukturat, që është baza e traktatit të nënshkruar me Tiranën.
Ky është objektivi i qeverisë që ka vendosur të modifikojë marrëveshjen me Shqipërinë dhe mund ta bëjë këtë edhe me dekret.
Duke kërkuar një mënyrë, pas tre refuzimeve radhazi të ndalimeve të emigrantëve nga gjyqtarët e Emigracionit dhe Gjykata e Apelit, për të përjashtuar juridiksionin e magjistratëve italianë për menaxhimin e refugjatëve që do të riatdhesohen.
Në këto orë po shqyrtohen hipoteza të ndryshme për rifillimin e transferimeve të emigrantëve, por këtë herë me një diskutim më të gjerë, që nuk përfshin vetëm të shpëtuarit në det dhe që vijnë nga vendet e përfshira në listën italiane e të sigurtëve, por edhe ata që ndodhen tashmë në pikat e nxehta dhe qendrat e pritjes në territorin kombëtar.
Kjo u diskutua në një takim, të premten e kaluar, gjatë të cilit u shfaq mundësia që qendrat shqiptare të mund të transformoheshin në CPR – pra dedikuar ekskluzivisht për riatdhesimin e refugjatëve që mendohet se nuk kanë kushtet për të marrë mbrojtje ndërkombëtare nga Italia – ose në qendra pritjeje. Dhe në këtë pikë nuk mund të përjashtohet që të menaxhohen nga Tirana dhe jo më nga Roma.
Në çdo rast, duke pritur për mendimin e gjyqtarëve të Luksemburgut, ekzekutivi përsërit vullnetin e tij për të ecur përpara.
Dhe kjo është arsyeja pse një tjetër takim është planifikuar për sot.
Ndërkohë, opozita e kundërshton ashpër.
“Këmbëngulja është djallëzore, qeveria duhet të ndalojë këtë çmenduri që po krijon një përplasje të paprecedentë mes pushteteve dhe një humbje burimesh”, shpjegon Simona Bonafè, drejtuese e grupit të Partisë Demokrate në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











