Lajme
Italia, masa të reja anti-Covid
Bëhet e ditur se Italia po planifikon që të shtojë masat kufizuese kundër koronavirusit me synimin që të ngadalësojë përhapjen e infektimeve.
Mes këtyre masave përfshihet edhe bërja me detyrim e mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme, përcjell albinfo.ch.
Zyra e kryeministrit njoftoi sot se mes masave të tjera që pritet të aprovohen kur të mblidhet kabineti më vonë gjatë të enjte, do të jetë një urdhër që e bën mbajtjen e maskave FFP2 të detyrueshme në ambiente publike, si në teatro, kinema dhe evente sporti.
Po ashtu po shqyrtohet mundësia që të mbyllen diskot dhe club-et deri për natën e Vitit të Ri. Vlefshmëria e certifikatave shëndetësore Covid-19, të cilat ofrojnë akses në një sërë vendesh dhe shërbimesh, do të shkurtohet në gjashtë muaj, nga nëntë muaj që ishte.
Për më tepër, qeveria po shqyrton nëse do të përshpejtojë programin e dozave përforcuese, që shihen si mburoja më efektive kundër variantit Omicron, duke ulur kohën e pritjes pas vaksinës së dytë nga pesë në katër muaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?











